Pronari i Arsenalit, Stan Kroenke, ka vendosur që ta përkrahë Arsene Wengerin pas takimit të fundit të mbajtur të enjtën, duke i ofruar hiç më pak se 55 milionë funte për tranferim të lojtarëve të rinj. Pas eliminimit nga Sunderlandi, Wenger ka adresuar shqetësimet e tij te bordi i klubit nga Emirates dhe ishte Kroenke që me mjaft sportivitet e ka trajuar situatën, duke i ofruar mbështetjen e plotë të tij teknikut francez. Dhe pos që do t’i ofrojë para të majme menaxherit për shpenzime, Kroenke është tepër i interesuar që Van Persie të nënshkruajë kontratë të re, ashtu sikurse Walcott, Rosicky dhe Arshavin, të gjithë këta të kërkuar nga Anzhi Makhachkala, ku pronar është rusi Sulejman Kerimov.

View post:
Pronari i Arsenalit vendos të shpenzojë