Fiks Fare: Ja Gërdeci i dytë
Katër vjet pas tragjedisë së Gërdecit, disa nga banorët e tij dhe të fshatrave përreth, guxojnë çdo ditë të hyjnë brenda zonës së rrezikut dhe të kërkojnë metalin e mbetur pas shpërthimit. Gra, burra dhe fëmijë futen çdo ditë fshehurazi në territorin që është vetëm pak metra larg kraterit vdekjeprurës.


