Çeki, ish-ministri i shëndetësisë arrestohet për korrupsion
Një politikan i opozitës në Çeki është arrestuar për shkak të akuzave të ngritura ndaj tij për korrupsion. David Rath, ish-ministër i Shëndetësisë, akuzohet se ka marrë rryshfet në këmbim të kontratave të ndërtimit dhe shpërndarjes së fondeve të Bashkimit Europian. Në momentin e arrestimit, ish-ministrit iu gjetën mbi 250 mijë euro në një kuti këpucësh.









