Pollogu

Subscribe

Tablloja “Klithma” e Edvard Munch vleresohet me 80 milione $

February 22, 2012 By: tdomf_306dc Category: Lajme

Agjencia ITAR-TASS njofton se “Sotheby-s” ka nxjerre ne ankand variantin e vetem, qe mbetet ne pronesi private, te tabllose se famshme te piktorit ekspresionist norvegjez “Klithma” (“Scream”) Edvard Munch. Piktura do te ekspozohet me 2 maj ne Nju Jork, cmimi i vleresuar i saj eshte 80 milione $

Trafikimi i 648 kileve drogë, ekstradohet nga Greqia ish-polici i Sarandës

February 22, 2012 By: tdomf_306dc Category: Lajme

Një ish-efektiv policie i shpallur në kërkim për trafik narkotikësh është ekstraduar sot nga Athina. Ylli Kapo, ish-efektivi i Komisariatit të Policisë së Sarandë. 32-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me tre persona të tjerë, në datën 16 korrik 2006, kanë tentuar të trafikojnë drejt Greqisë, 648 kg lëndë narkotike “cannabis sativa”.


Vlorë, vetëhelmohet me fostoksinë 54-vjeçari

February 22, 2012 By: tdomf_306dc Category: Lajme

Një 54-vjeçar është vetëhelmuar me fostoksinë në qytetin e Vloës. Lajmi u bë i ditur nga policia e cila theksoi se më datë 21.02.2012 në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Vlorë është marrë njoftim se rreth orës 20.00 në spitalin Rajonal të Vlorës ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetsore shtetasi Stavro Esat Diamanti, vjeç 54, banues në Nartë. Menjëherë në venda kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat kanë kryer verifikimet e para nga të cilat ka rezultuar se ky shettas është vetë-helmuar me fostoksinë dhe edhe pas ndërhyrjes së mjekëve ka vdekur gjatë orëve të vona të natës


“Ti hiqet imuniteti prokurorit që akuzon Fatmir Limajn”

February 22, 2012 By: tdomf_306dc Category: Lajme

Mbrojtja e deputetit Fatmir Limaj, i akuzuar në rastin “Kleçka”, i është adresuar me një kërkesë për heqje të imunitetit të prokurorit Maurizio Salustro, shefit të EULEX-it, Xavier Bo De Marnach. Duke mos komentuar shume, EULEX-i, ka konfirmuar se ka pranuar letrën, por të njejtës ende nuk i është dhënë përgjigjie.


Përmet, arrestohet 26-vjeçari, vodhi me dhunë 1500 euro

February 22, 2012 By: tdomf_306dc Category: Lajme

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Përmetit pasi ka vjedhur disa pajisje pune me vlerë prej 1500 euro. Sipas policisë, Endri Kajtazi nga Përmeti, është arrestuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Badëlonjë pasi ka vjedhur me thyerje banesën e një shtetasi ku ka vjedhur materiale të ndryshme dhe një sasi të konsiderueshme bakri


Media spanjolle: Nëse ikën Pep! Luis Enrique për Barcelonën

February 21, 2012 By: Naki Category: Lajme

Çfarë kanë të përbashkët Marcelo Bielsa, Arsene Wenger e Luis Enrique? Që të tre janë përfolur nga media sportive spanjolle si kandidatë të mundshëm për të zëvendësuar Pep Guardiolën nëse ai do të largohet nga Barcelona. Pep ende nuk e ka vendosur hapin final për të ardhmen e tij.

Qeveria afgane: Shkak i ngjarjes, sherr mes ushtarakëve

February 21, 2012 By: tdomf_306dc Category: Lajme

Qeveria afgane ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur në Kandahar, ku humbi jetën ushtari i Forcave Speciale, Feti Vogli dhe u plagos nëntetari Aleksandër Peçi. Mediat afgane citojnë zëdhënësin e qeverisë, Zalmay Ayubi, i cili e përjashton sulmin si terrorist dhe thotë se ngjarja po hetohet.  Ayubi i ka thënë agjencisë afgane të lajmeve Pajhwok se ngjarja ka ndodhur pasi një polici afgan ka pasur përplasje verbale me ushtarët shqiptarë.

Topi pret zv/presidentin e PE: Të votohet ligji mbi Gjykatën Administrative

February 21, 2012 By: tdomf_306dc Category: Lajme

Presidenti i Republikës Bamir Topi priti sot paradite Zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Xhovani Pitela, dhe delegacionin që e shoqëron në kuadër të vizitës në vendin tonë. Pasi i uroi mirëseardhjen, Presidenti Topi çmoi angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të zotit Pitela në procesin e liberalizmit të vizave si në mbështetje të integrimit të Shqipërisë në familjen evropiane. Kryetari i Shtetit shqiptar dhe zoti Pitela diskutuan mbi zhvillimet më të fundit politike në vend duke vënë në dukje nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit politik për realizimin e reformës zgjedhore, miratimin e Gjykatës Administrative si dhe përmbushjen e të gjitha kritereve integruese të vendit tonë

Shqiptaret lene ne harrese “Champios League” per Ezel

February 21, 2012 By: Naki Category: Lajme

Ezel eshte nje drame rreth dashurise, miqesise, tradhtise dhe hakmarrjes dhe tani…nje fenomen televiziv me miliona shikues ne mbare globin. I shitur ne mbi 60 shtete dhe numri sa vjen dhe rritet, Ezel transmetohet ekskluzivisht ne “Klan” nga e hena ne te enjten, ne prime-time ne ora 20:05.

BE konfirmon: Negociatat nuk nisën pasi delegacioni i Prishtinës u vonua

February 21, 2012 By: tdomf_306dc Category: Lajme

Ndonëse i paraparë të niste në orën 10, raundi i sotëm i dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit nuk ka filluar ende.



Uses wordpress plugins developed by www.wpdevelop.com