Vialli dëshiron të shohë Guardiolën dhe Baggion te Interi
Ish-ylli i Juventusit dhe Chelseat, Gianluca Vialli, mendon se Interi do ta ndryshojë pozitën e trajnerit në fund të këtij sezoni. Vialli mendon se Claudio Ranierit do t’i tregohet dera nga ana e Interit në fund të sezonit, dhe klubi italian do të angazhojë dyshen e famshme në karrigen drejtuese. “Në karrigen e Interit sezonin e ardhshëm pres ta shoh Pep Guardiolën dhe si asistent i tij do të jetë Roberto Baggio”, ka thënë Vialli.

Original post:
Vialli dëshiron të shohë Guardiolën dhe Baggion te Interi


