Rebelohet MJAFT: S’i duam president Nanon, Topallin e Metën !
Lëvizja MJAFT ka kundërshtuar sot emrin e Fatos Nanos, Jozefina Topallit dhe Ilir Metës për postin e presidentit të Republikës.
Lëvizja MJAFT ka kundërshtuar sot emrin e Fatos Nanos, Jozefina Topallit dhe Ilir Metës për postin e presidentit të Republikës.
Nju Jork Presidenti i Republikës, Bamir Topi mori pjesë në punimet e Debatit të Nivelit të Lartë me temë: “Gjendja e Ekonomisë Botërore”, të mbajtur në Nju-Jork, me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun dhe Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme, Nasir Abdulaziz Al-Naser.
Kontrolli i Lartë i Shtetit publikoi sot rezultatet e auditimit të ushtruar në 7 institucione shtetërore, Këshillin e Ministrave, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Integrimit, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, lidhur me përdorimin e shpenzimeve buxhetore për spotet publicitare, ngjarjet kulturore, artistike e sociale, si dhe festa e ngjarje të tjera solemne dhe protokollare me porosi të Qeverisë. Sipas KLSH-së, në dy prej këtyre institucioneve u konstatuan mangësi, parregullsi dhe shkelje të procedurave e të rregullave të përcaktuara në vendimet e qeverisë për “blerjen, zhvillimin, prodhimin e bashkëprodhimin e programeve a të reklamave për transmetim nga operatorët radiotelevizivë ose botim në media e shkruar, dhe për kontratat, për kohë transmetimi, nga organet e administratës shtetërore” dhe “për përcaktimin e rregullave për organizimin e ngjarjeve kulturore, artistike dhe sociale nga organet e qeverisjes qendrore dhe institucionet e tjera publike, të pavarura”, me pasojë dëm ekonomik. Sipas njoftimit zyrtar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, shkeljet u konstatuan në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Këshilli i Stabilizim Asocimit ne Bruksel u bëri thirrje palëve në Shqipëri të shpejtojnë punën për përfundimin e reformës zgjedhore përpara fillimit të procedurës për zgjedhjen e presidentit. Këshilli kërkoi po ashtu një proces gjithëpërfshirës për presidentin dhe forcim të shtetit të së drejtës
Perfundoi pa asnje rezultat takimi i lidereve politike ne presidence. Zgjedhje te reja ne Greqi, ndoshta ne 10 Qershor.
Edmond Leka është zgjedhur mbrëmjen e sotme kryetar i Partisë Socialiste të degës së Vlorës. Leka, aktualisht nën kryetar i Bashkisë së qytetit, mori 65 vota ndërsa rivali i tij, Gjergj Harizaj, 45. Zgjedhjet në Partinë Socialiste të Vlorës u zhvilluan pas largimit të Eltar Dedës nga posti i kryetarit për shkak se statuti i PS-së nuk lejon mbajtjen e këtij funksioni në momentin që zgjidhesh deputet në Parlamentin e Republikës
Prishtinë – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe kryeministri Hashim Thaci pritën sot në takime të ndara ish-të dërguarin e OKB-së për statusin e Kosovës, Albert Rohan, i shoqëruar nga ambasadori i Austrisë në Kosovë, Johan Briager.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskuton sot për zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërsa material bazë pritet të jetë raporti i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon. Kosova do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ndërsa ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, do të marrë pjesë në cilësinë e përfaqësuesit të Serbisë. Hoxhaj ka thënë se do t’i njoftojë anëtarët e Këshillit të Sigurimit për progresin e vazhdueshëm që po shënohet në Republikën e Kosovës, si dhe për sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova në këtë fazë

Kandidati i PAD-së për President të Republikës . Ceka: Kandidatura ime, modeli si duhet të jetë Presidenti. “Shkrirja e shpejtë e raporteve Rama-Meta, japin përshtypjen e presionit ndaj maxhorancës” Ish-presidenti i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, aktualisht këshilltar i Kryeministrit Berisha, shprehet se Presidenti i ri duhet të jetë një figurë e konsoliduar politike
Ajo qe pritej ndodhi, Berisha “ia fut sa krahu” Fatos Nanos, edhe pse prej 7 vitesh jane aleate ne te mire e ne te keq me synim rrezimin e Edi Rames. Edhe pse Rama i dha fjalen Nanos se do embeshtese, eshte Berisha qe ia pret shkurt ish-kryeministrit socialist, pavaresisht see priti me te gjitha adetet ne institucion